Ylli i Real-it përgatit largimin, Zidane: Kam besim tek ai, shpresoj të kthehet shpejt

0
Gjigandi

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur edhe për të ardhmen e Luka Jovic në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes së kampionati kundër Alaves.

Kujtojmë se menaxheri i tij (i njëjti i Rebic) është takuar me Milan-in për të hedhur bazat e një negociate të mundshme.

“Nuk duam të rrezikojmë dhe, për rrjedhojë, ai nuk do të jetë me ne (në ditët e kaluara ka qenë në kontakt me një shok pozitiv me Coronavirus dhe tani është në izolim), por shpresoj që të kthehet shpejt”, ka thënë Zizou.

“Nuk është i lumtur për këtë situatë dhe për dëmtimet që ka pasur. Për mua është një futbollist i fortë, një sulmues që shënon edhe pse nuk ka luajtur shumë”.

“Unë kam besim tek ai, edhe për sezonin e ardhshëm. E di mirë se ka shumë zëra në lidhje me të ardhmen e tij, të shohim si do të shkojnë gjërat. E përsëris, për mua është një futbollist shumë i mirë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu