Toure ka mbështetur kampanjën e Didier Drogba për president të FIF.
Ish mesfushori i Manchester City dhe Barcelona, ka shprehur besimin tek ikona e Chelsea, Didier Drogba, për postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë.
Drogba ka njoftuar se do të kandidojë për presidentin e FIF, gjatë shtatorit të vitit 2019, por kampanja e tij u ndërpre në fundin e prillit.
Në një votim së fundmi, 11 nga 14 votat shkuan për Sory Diabate. Drogba dhe zv.presidenti Idriss Diallo nuk fituan asnjë votë.
Por, Yaya Toure është shprehur se federata ka nevojë për ndryshime dhe për një plan modern, duke kërkuar përkrahje për Drogba.
“Është koha për një ndryshim në futbollin tonë. Kërkohet modernitet. Kur them se unë e mbështes Drogban, është gjithashtu për të mirën e vendit, të kemi një ish lojtar të llojit të tij që investon në Afrikë”, ka thënë Yaya.
“Didier ishte vëllai im i madh. Kapiteni im. Njerëzit flasin shumë për ne, por ne ishim gjithmonë të qetë. Të zgjuar. Ne e njohim njëri tjetrin. Shumë njerëz duan ta kritikojnë – shtypi, tifozët”, ishin fjalët e ish anëtarit të Man City e Barcelona.
Befasuese ka qenë vota e Didier Zokora, ish shokut të skuadrës së Drogba, i cili ka votuar kundër ikonës së Chelsea.