Superiore me 12 skuadra

0
Gjigandi

Teksa futbolli ka ndalur dhe ka ende shumë pikëpyetje se çfarë do të bëhet dhe kur mund të rinisë, në qarqet sportive ka nisur të qarkullojë ideja e një shtimi të numrit të ekipeve të Kategorisë Superiore.

Pra të ketë një skemë me 12 skuadra për edicionin e ardhshëm.

Është një hipotezë e cila po lakohet gjithnjë e më shumë, por nuk dihet ende se çfarë ndodh me dy ekipet e vendeve të fundit, Luftëtarit dhe Flamurtarit, nëse do të bien apo qëndrojnë. Gjithashtu me skuadrat e Kategorisë së Parë.

Shumë dyshime dhe hipoteza po diskutohen lidhur me këtë teme, teksa edhe vetë drejtuesit e ekipeve të futbollit në vend kanë shprehur prej kohësh dëshirën që të ndryshojë skema dhe elita e futbollit të përfshijë më shumë skuadra, të paktën 12.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu