Xhelal Mziu ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i degës së Partisë Demokratike në Kamëz.
Sipas News24 që ka konfirmuar këtë lajm, mësohet se kjo dorëheqje ka ardhur pasi ish-kryebashkiaku i Kamzës mund të kandidojë për deputet në zgjedhjet më të afërta parlamentare, por nuk përjashtohen as vendoret, ky Mziu synon sërish postin e Kryebashkiakut.
Kujtojmë që sipas udhëzimit të PD-së, çdo kryetar dhe sekretar dege që kërkon të kandidojë për deputet apo kryebashkiak duhet të japë më parë dorëheqjen nga këto funksione.
Para Mziut kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kryesisë së PD edhe kryetarët e Korçës e Fierit./ Lajmi i Fundit.al