Xavi optimist për Messin: Mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare

0
Gjigandi

Ndonëse me 32 vite mbi supe, Lionel Messi vijon të luajë në nivele të larta dhe të shfaqet jo vetëm protagonist me Barcelonën, por edhe si një prej më të mirëve në botë, për të mos thënë absolutisht më i miri.

Te klubi katalan kanë filluar të mendojnë për pasuesin e argjentinasit dhe po studiojnë emra të shumtë talentesh, por ish shoku i tij i skuadrës, Xavi Hernandez shfaq mjaft optimist, teksa deklaroi se “Pleshti” do të luajë të paktën edhe në Botërorin e Katarit më 2024-ën.

Në një bisedë në Instagram me Samuel Eto’o, ish kapiteni i Barcelonës deklaroi se argjentinasi kujdeset shumë për veten dhe mund t’ia dalë të luajë në nivele mjaft të mira, edhe deri në moshën 40-vjeçare.

“Ai do të bëjë edhe të paktën 5-7 sezone shumë të mira në karrierën e tij, pasi është një njeri që kujdeset shumë për veten dhe e shoh që ndonëse me 32 vite mbi supe, nuk ka rënë aspak. Jam i sigurt që do të luajë në Botërorin e 2024-ës në Katar, por mund të luajë në nivele të larta deri në moshën 40-vjeçare”, deklaroi Xavi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu