Willian dhe Pedro rinovojnë deri në fund të sezonit me Chelsean

0
Gjigandi

Willian dhe Pedro janë treguar mjaft fer dhe kanë vazhduar kontratat respektive deri në fund të sezonit me Chelsean.

Lajmi u zyrtarizua nga klubi anglez përmes faqes zyrtare.

Ndërprerja e futbollit në të gjithë Evropën për shkak të pandemisë koronavirus ka parë sezone të zgjatura përtej datës tipike të 30 qershorit për skadimin e kontratave.

Kësisoj, Willian dhe Pedro përveç se do të përfundojnë sezonin e Premierligës – ata do të luajnë edhe në FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se Chelsea u mposht në ‘Stamford Bridge’ 0:3 nga Bayern në ndeshjen e parë të raundit 1/16 në LK, por më 7/8 gusht do ta luajë ndeshjen e dytë, derisa vendi është ende i pacaktuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu