Çahet në kokë aksidentalisht

0
Gjigandi

Frikë për sulmuesin kolumbian të Atalantës, Luis Muriel, para ndeshjes me Bescian, që do të zhvillohet sot, në orën 21:45. Sipas “Bergamo e Sport”, 29-vjeçari ka qenë viktimë e një aksidenti (thuhet se është rrëzuar nga shkallët) që i ka shkaktuar një çarje të thellë në kokë.

Mësohet se kolumbiani është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Ai do t’u nënshtrohet ekzaminimeve më të thelluara, për të kuptuar pasojat e aksidentit. Kuptohet që sulmuesi do të mungojë në takimin me Brescian.

Periudhë negative në aspektin personal për Muriel, i cili para këtij aksidenti shkaktoi 11-metërshin që solli barazimin e Juventusit ndaj Atalantës në takimin e pak ditëve më parë.

Gjatë këtij sezoni Muriel ka rezultuar në shumë raste vendimtar për bergamaskët, pasi ka shënuar në vazhdimësi gola të rëndësishëm edhe pse është përdorur përgjithësisht si zëvendëses nga Gasperini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu