Barcelona mbyll me sukses misionin “Bilbao”, topi te Real Madridi

0
Gjigandi

Barcelona ka mposhtur minimalisht Athletic Bilbaon, për t’u rikthyer në krye të renditjes tabelare, të paktën deri nesër.

Mjaftoi një gol i Ivan Rakitic për tri pikë të reja për djelmoshat e Setien, që ani pse minimalisht, ia dolën ta përfundonin me sukses këtë mision jo edhe aq të lehtë.

Me këtë fitore, katalunasit shkojnë në kuotën e 68 pikëve pas 31 javëve, me tri pikë më shumë se Real Madridi, që nesër me fillim nga ora 22:00 e pret Mallorcan që po mundohet me mish e me shpirt t’i ikë rënies nga elita e futbollit në Spanjë.

Në anën tjetër, ekipi nga “San Mames” regjistroi edhe humbjen e nëntë këtë edicion, krahas 10 fitoreve e 12 barazimeve, për të qëndruar kështu në mes të tabelës së klasifikimit.

Xhiron e ardhshme, “baskët” e presin kundërshtarin e nesërm të galaktikëve, Mallorcas, derisa Barça i shkon Celta Vigos në “Estadio de Balaídos”.

RonaTyra

Pas pak do të vijmë me informata shtesë nga ky takim, si notat e lojtarëve, deklaratat e trajnerëve dhe statistika tjera interesante që e karakterizuan ndeshjen e mbrëmjes në primera divisionin spanjoll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu