Aktori i njohur Will Smith ka bërë një rrëfim të pazakontë në emisionin ‘Red WËatch Talk’ në Facebook, të drejtuar nga gruaja e tij Jada Pinkett Smith.
Will ndau rrëfime intime dhe detaje të panjohura nga jeta e tij. Mes shumë gjërave ai foli për frikën e të bërit baba, jo sepse nuk donte një fëmijë, por sepse fëmijëria e tij ka qenë e mbushur me dhunë.
“Jam rritur në një familje, ku dhuna fizike ishte e pranishme. Kam ende shenja të jashtme, por edhe të brendshme. Kam parë tim atë duke rrahur nënën. Janë ngjarje të cilat të lëndojnë”, tha aktori i emocionuar.
Po ashtu Smith tregoi se qysh kur ishte 6 vjeç, ndjente dëshirën për tu bërë baba.
“Pavarësisht të gjithave, e doja familjen time dhe e dija që nuk do isha kurrë si im atë i inatosur dhe i dhunshëm. Unë isha një fëmijë i edukuar dhe i sjellshëm, por pavarësisht kësaj qëllohesha. Kur im atë inatosej, transformohej në njeriun më idiot që kam parë ndonjëherë. Por pavarësisht gjithçkaje nuk kam mllef për të. Im atë nuk ishte i formuar me rëndësinë e shkollës, pavarësisht se unë e doja shumë”, tregon aktori.
Will Smith, u emocionua kur foli për djalin e tij të madh Willard Carroll “Trey” Smith III i lindur në vitin 1992 nga martesa me ish-gruan, Sheree Zampino, “Isha i terrorizuar. Kam qarë shumë dhe mendoja se nuk do ia dilja. Nuk jam njeriu i duhur.
Divorcin me gruan e parë ai e cilëson si një prej momenteve më të dhimbshme, për shkak se djali ishte vetëm 2 vjeç.