Setien: Arthur i shpërqendruar

0
Gjigandi

Barcelona hasi jo pak vështirësi për të mundur Athletic Bilbaon. Goli i Rakitiç evitoi një krizë të konsiderueshme, por nuk ia kurseu Quique Setien dhe Barcelonës së tij kritikat e forta. Braziliani Arthur ishte titullar, por ishte dhe i pari që la fushën pas një paraqitje pa ngjyrë, në vend të tij u fut i riu Riqui Puig që me entuziazmin e tij i dha impulse një Barcelonë në vështirësi të dukshme. Pas ndeshjes në konferencë shtypi Setien ju bënë disa pyetje në lidhje me Artur të cilave trajneri ju përgjigj:

“Nëse zërat në lidhje me Arthur dhe Juvetusin janë të vërteta atëherë me siguri kjo gjë po e kushtëzon. Unë kërkoj të marr prej tij maksimumin e rendimentit, dhe do të kërkojmë që të izolohemi nga kjo situatë. Por është diçka që nuk është krejtësisht në kontrollin tonë, do të flasim me lojtarin për t’i thënë që të përqendrohet në ato gjëra që duhet të përqendrohet. E kuptoj që është e komplikuar, por duhet të kalojë vështirësitë”, u shpreh trajneri katalan.

Më pas Quique Setien bëri edhe një vlerësim taktik në lidhje me futbollistin brazilian që dëshirohet me ngulm nga Juventusi.

“Ajo që po i kërkojmë Arthur është diçka e ndryshme nga ajo që bënte më parë. Tani i kërkojmë të luajë më përpara, të lëvizë mes linjave dhe të menaxhojë këto situata, por ndonjëherë e ka të vështirë. Në kompensim na jep gjera të tjera, na jep siguri me topin për shembull. Pak a shumë duket se nuk është protagonist, mbi të gjitha në lidhje me atë që mund të na japë dikush si ai, por jam në krahun e tij, pasi situata është e komplikuar, duhet të lëvizë në hapësira të ngushta, i rrethuar nga kundërshtarët”, tha Setien.

Të përditshmet katalanase e kritikojnë brazilianin dhe e japin për të kryer kalimin e tij te Juventusi, por në Itali mediat këmbëngulin se nuk është ende kështu. Arthur tani është hapur ndaj idesë së një shkëmbimi me Pjanic, por ende nuk ka vendosur. Presingu i Barcës dhe i Juves është rritur ndjeshëm dhe vendimi do të merret brenda të martës së ardhshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu