Vrasja e Billës, Adjola Lakra: E gjeta Sebastianin duke qarë. Ç’më tha kur u ndava me të për Hekuranin

0
Gjigandi

Zbardhet dëshmia e 26-vjeçares, Adjola Lakra, e cila mbeti sot pas hekurave, me masë sigurie “arrest me burg” pas arrestimit të ditëve më parë, si e dyshuar si ndihmëse në vrasjen e Hekuran Billës.

Në sallën e gjyqit është shfaqur e qetë, ku ka mohuar kategorikisht përfshirjen e saj në këtë ngjarje të rëndë dhe ka dhënë edhe detaje lidhur me njohjen dhe lidhjen me Hekuran Billen dhe Sebastian Malin, personin tjetër të arrestuar për krimin.

Vajza ka qenë e lidhur me Sebastian Malin, nipi i Viktor Markut, ky i fundit, nip i të riut Prel Marku, të cilin Hekuran Billa akuzohet se e ka vrarë në Angli.

Ajo ka treguar se është njohur me Sebastian Malin, sapo ka ardhur me familjen të jetonte në Tirane, pra dy vite me parë.

“Me Sebastian Malin u lidha dy vite më parë, kur sapo kishim ardhur në Tiranë, ku jetoj me familjen. Në një parukeri u njoha me Lule Malin, mamanë e Sebastian Malit. Pas kësaj, u lidha me Sebastian Malin. Një ditë, ai më mori telefonin, më tha dua të shoh diçka dhe kërkoi një llogari me emrin Lani Billa në Instagram, e më pas i bëri ftesë për miqësi. Unë e pyeta se kush është dhe ai më tha është “hasmi im”! Por më tha, mos ki merak se nuk jam budalla të të fus ty dhe familjen tënde në siklete. Me pas, personi me emrin Lani Billa e pranoi ftesën time, dhe ne filluam të flisnin online. Unë fillova ta pëlqej. Ai më tha se jetonte në Anvers, Belgjikë”, është shprehur e reja, raporton ‘panorama’.

RonaTyra

Sipas saj, ata te dy janë lidhur ne nëntor të vitit 2019, kohë kur i dha fund edhe lidhjes që kishte pasur me Sebastian Malin.

Vajza tregon se kur Billa u kthye nga jashtë, ata takoheshin “pranë qendrës tregtare pasi Lani jetonte me qira aty afër”.

Ndarjen me Sebastian Malin, ajo e sqaron me një fjali: “Unë ndërkohë u ndava nga Sebastiani, i thashë që më pëlqen Lani dhe ai më tha të vazhdoj jetën time”.

Nata e vrasjes

Vajza 26-vjeçare tregon se “Ditën e ngjarjes e lame të takoheshim në darkë”, tek vendi ku takoheshin gjithmonë.

Ajo thotë se në orën 19:00 ka marre një telefonate nga i dashuri i saj, Hekuran Billa, i cili i ka thënë se do te vonohej, pasi kishte pune në Durrës.

Më pas, ajo thotë se e lanë takimin për në orën 21:00.

“Në orën 20 e lamë që do të takoheshim për një orë. Unë u nisa me makinën time, por rrugës kishte shumë trafik. Hapa telefonin dhe pashë çfarë kishte ndodhur, aty pashë që kishte ndodhur një vrasje”.

Ajo tregon se pasi ka marre vesh se çfarë kishte ndodhur, është kthyer në shtëpi.

“U ktheva dhe parkova makinën në garazh, aty pashë Sebastianin duke qarë dhe duke i rënë timonit me grushta”.

Adjola Lakra ka thënë me tej, se ajo po qante pasi mori vesh ngjarjen dhe këtë skene e ka pare edhe mamaja e Sebastianit.

“Kur unë po qaja më pa Lulja, mamaja e Sebastianit dhe më pyeti se “çfarë ke?”, i thashë: Kanë vrarë Lanin!”.

Ndërkohë që pyetur se ku e kishte telefonin, me të cilin ka kryer edhe telefonatat me Billën, ajo ka thënë se e ka thyer. “E theva nga dëshpërimi!”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu