Kamerat e smartfonëve janë avancuar shumë kohëve të fundit, derisa prodhuesit po arrijnë që t’i përshtatin edhe më tutje në mënyra sa më inovative.
Prodhuesi kinez Vivo, i njohur për telefona që janë të orientuar për shkrepjen e fotografive, e ka lansuar telefonin e ri në versionin X50, X50 Pro dhe X50 Pro +.
Në dy versionet e fundit, është aplikuar sistemi i kamerave “gimbal”, që nuk është përdorur asnjëherë më parë në ndonjë smartfon.
Fillimisht, gimbal quhet një mekanizëm, i përbërë zakonisht nga unaza të drejtuara në kënde të drejta, për mbajtjen e instrumenti si busulla ose kronometri në mënyrë horizontale, kur është në anije ose aeroplan në lëvizje.
Vendosja e kamerës në një gimbala, ia mundëson që të merr pamjet më të mira, megjithëse është duke pësuar dridhje të konsiderueshm.
Gimbal Camera System është një modul i vogël gimbal, që e lëvizë kamerën në drejtime të kundërta të lëvizjeve të dridhjeve, duke siguruar imazhe sa më të qarta. Ky sistem e zgjeron këndin e rrotullimit, si dhe zonën kundër lëkundjes, në krahasim me metodat e tjera të stabilizimit.
Versionet X50 Pro dhe X50 Pro + kanë nga një kamerë kryesor 64MP, një lente periskopike 13MP me zmadhim digjital 60X, një njësi 32MP dhe një kamerë me kënd të gjerë 8MP.
Të gjitha specifikat e tjera janë identike, përfshirë ekranin 6.44-inç FHD + Super AMOLED me një vrimë për kamerën selfie 32MP.