Aktorja amerikane, Viola Davis, ka thënë që ndihet sikur e ka tradhtuar veten kur ka luajtur te filmi i vlerësuar lart, “The Helpt”.
Aktorja i ka risjellë këto mendime që fillimisht i kishte shpalosur për The Neë York Times më 2018, duke shprehur pendesën se pse e kishte marrë rolin e shërbëtores në dramën periodike të regjisorit Tate Taylor, ku flitet për grua të bardhë që krijon shoqëri me dy shërbëtore me ngjyrë.
“Jo shumë narrative investohen në njerëzinë tonë. Ato janë të investuara në idenë se cfarë do të thotë që jesh me ngjyrë, por…i con ujë audiencës ë bardhë”, ka thënë ajo për Vanity Fair.
“Audienca e bardhë krejt çfarë mund të bëjë është që ta marrë një ligjëratë akademike se si kemi qenë. Ata pastaj largohen nga kinemaja duke folur se cfarë kuptimi kishte kjo. Ata nuk lëvizen nga ajo se kush kemi qenë”.
“S’ka njeri që s’është zbavitur nga The Help. Por një pjesë e imja ndien sikur e kam tradhtuar veten, dhe njerëzit e mi, sepse isha në një film që nuk ishte gati që [ta tregonte të vërtetën e plotë]” kaa shtuar Davis duke thënë se filmi është krijuar në një filtër dhe në një terren racizmi sistemik.