Pas suksesit kundër Valencia-s, ndeshje në të cilën ka realizuar dy gola, Karim Benzema ka hyrë akoma më shumë në historinë e Real Madrid.
Sulmuesi i Los Blancos ka barazuar rekordin e golave të Puskas dhe i ka lejuar vetes luksin të kalojë Zidane për sa i takon numrit të asisteve dhe Ronaldo-n për numrin e trofeve të fituar me madrilenët.
Arritje këto që kanë shtyrë shokun e tij të skuadrës Vincius t’i thurë elozhe francezit në një intervistë të dhënë për Four Four Two:
“Benzema më ka ndihmuar që nga dita ime e parë te Real Madrid, duke më dhënë këshilla të çmuara dhe duke më thënë që të jem gjithmonë i qetë, përveçse i përqendruar. Karim mendon 10 sekonda para të tjerëve”.
“Është nënta më e mirë në botë, pa asnjë dyshim”, ka konfirmuar sulmuesi brazilian.