Mesfushori kilian e ka ndarë mendjen dhe e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me Serie A, ku e do Interi
Arturo Vidal është futbollisti i vetëm i Barcelonës që dëshiron të largohet nga “Camp Nou”.
Për këtë siguron mediumi spanjoll “Marca”.
Mesfushori kilian duket se është i vendosur për ta kërkuar një eksperiencë të re.
Ndërsa, Samuel Umtiti, Nelson Semedo, Ivan Rakitic dhe Martin Braithwaite më shumë e preferojnë qëndrimin tek “Blaugrana”.
Sa i përket ish-futbollistit të Bayer Leverkusenit, Juventusit dhe Bayern Munichut, e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me Serinë A.
Në fakt, interesim për mesfushorin luftarak dhe me përvojë ka shfaqur Interi.
Trajneri Antonio Conte kishte punuar në të kaluarën me futbollistin jug-amerikan, të cilin tash e do në Milano.