Conference League: Nga droga te hajdutët e xhepave, qeveria holandeze këshillon tifozët

0
Conference League: Nga droga te hajdutët e xhepave, qeveria holandeze këshillon tifozët
Gjigandi

Amsterdam, Hollandë – Ministria e Jashtme hollandeze paralajmëron mbështetësit e Fejnordit për masat strikte që policia merr ndaj krimeve si përdorimi i drogës dhe ndezja e fishekzjarrëve.

Departamenti këshillon shtetasit holandezë që të informohen rreth disa gjërave para finales së Ligës së Konferencës dhe të organizohen pçr të marrë masa nëse është e nevojshme.

“Autoritetet po bëjnë kontrolle mbi mbajtjen dhe përdorimin e drogës, dhunën dhe ndezjen e fishekzjarrëve. Këto shkelje dënohen me maksimalisht tre vite burg, thotë ministria.

Ajo gjithashtu paralajmëron shtetasit holandezë se ekziston rreziku i dënimit me burg për sjellje si prishje e rendit publik apo konsumimi i alkoolit në ambiente publike.

Ndonëse euro pranohet si mënyrë pagese dhe mund të këmbehet në shumë vende, Shqipëria, që nuk është një vend i Bashkimit Europian, ka paranë e saj, lekun. Rreth 120 lekë bëjnë një euro, detajon qeveria holandeze.

RonaTyra

Ajo këshillon qytetarët holandezë që të marrin para me vete në rast se bankomatet do të jenë të boshatisura.

“Duhet të jeni edhe të kujdesshëm për krimet në Shqipëri, sidomos vjedhjet e makinave dhe hajdutët e xhepave”, shkruhet në këshillimin që jep Ministria e Jashtme e Holandës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu