Vetëm një ditë para rinisjes së Bundesligës, izolohet një lojtar i Werderit

0
Gjigandi

Kur pritej që gjithçka t’i kthehej normalitetit, një lojtar i Werderit është izoluar.

Përkundër faktit se ai do të izolohet, kjo nuk do të vlejë për shokët e skuadrës dhe anëtarët tjerë të klubit nga “Weser Stadion”.

Lojtari u detyrua të izolohej, pasi një i afërm i tij që dyshohej për kontakt me të, rezultoi pozitiv me koronavirus.

Këtë e konfirmoi vetë Werderi përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Twitter”, teksa vëmendja kryesore ishte te ndeshja e javës së 26-të, që të gjelbërit e luajnë si vendas ndaj Bayer Leverkusen.

Padyshim, synimi i tyre kryesor është fitorja dhe mbajtja gjallë e shpresave për mbijetesë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu