Vetëflijimi i nënë e bijë, Pampuri: Sistemi i referencës nuk funksionon, qytetarët të raportojnë për raste të tilla

0
Gjigandi

Për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet ku u gjendën pa jetë nënë e bijë në banesën e tyre, ish deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ngre problemin e funksionalitetit të institucioneve të referimit.

Në një intervistë për Ora News ajo shprehet se sistemi i referencës nuk funksionon siç duhet.

Gjithashtu ajo bën apel për të gjithë qytetarët të cilët janë në dijeni të personave të cilët mund të shfaqin problematika si mbyllja në vetvetje apo dhe distancimin shoqëror, t’i drejtohen institucioneve të referimit për të parandaluar ngjarje të tilla.

Pampuri: E shokuar që dëgjojmë një ngjarje të tillë. Edhe në profesionin tim kam dëgjuar shumë dhe personalisht kam dëgjuar ngjarje të rënda por si kjo është vërtetë shokuese. Ndjehem keq sepse kam punuar si psikologe. Kam punuar si psikologe e shëndetit mendor. Kemi ngritur zërin shpesh që në rastin e parë që ne shohim një problematik tek një fqinj apo një i afërm i cili nuk flet, qëndron i mbyllur dhe bëhet josocial, duhet të bëhemi më investigativ. Nga momenti që sistemi i referencës në këto raste ka çeduar disi, përsëri këto janë pika që nuk funksionojnë. Nëse vigjilenca do të ishte disi më e madhe besoj që nuk do të kishim arritur në një rezultat kaq tragjik. 

Gjendja ekonomike ështënjë fakt shumë i rëndësishëm. Ne udhëhiqemi nga parimet. Kemi egon dhe superegon, këto i zhvillojmë fazë pas faze. Në momentin që zhvillohen gradualisht dhe të shëndetëshëm ne arrijmë të zhvillohemi të shëndetshëm. Në momentin që këto cënohen, ndërgjegja jonë cënohet ne humbasim besimin tek realja dhe fillojmë të besojmë gjërat ireale. E njëjta gje besoj se ka ndodhur edhe në rastin e tyre. Besoj që kanë humbur lidhjen dhe kontaktet me realitetin duke qenë të cënuara. Duke humbur kontaktin me realitetin i çoi në fundin tragjik.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu