Meqenëse masat për distancimin shoqëror u vendosën në Mbretërinë e Bashkuar në fund të marsit, duket se ka pasur disa aktivitete të reja që janë shfaqur si trend në rrjetet sociale.
Fillimisht, të gjithë po gatuanin dhe më pas ne të gjithë zhvilluam një obsesion kolektiv me ‘puzzle’ .
Megjithëse tani me kufizime të liruara, duket ka pasur një rritje drastike në shitjet me biçikleta në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Si gjithmonë, Kate Moss duket se është në hap me trendet, pasi ishte parë duke hipur në një biçikletë në Cotswolds këtë javë.
Për shëtitjet e saj, Moss zgjodhi veshje mahnitëse të biçikletës, duke zgjedhur një bluzë ‘polo’, xhinse të zeza dhe një palë këpucë të sheshta .
Edhe klasike, edhe praktike, pamja e Moss morri vëmendjen e merituar.