Dy javet e ardhshme do të jenë vendimtare për Marash Kumbullan.
Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili këtë sezon luajti me skuadrën e Hellas Verona, ka tërhequr vëmendje të madhe pas ndeshjeve të mira që tregoi.
Kumbulla është në mesin e lojtarëve më të kërkuar para merkatos së verës, me skuadrën e Inter si favorite për nënshkrimin e tij.
Megjithatë, lojtari ka akoma kohë para vete që të marrë vendimin e tij. Sipas raportimeve nga Italia, lojtari do të marrë vendimin për të ardhmen brenda këtyre dy jave.
“Do të jetë luftë e madhe për nënshkrimin e tij. Nuk e dimë nëse do të shitet”, ka thënë presidenti i Verona, Maurizio Setti, për Kumbullan.
“Është diçka që do të vendoset brenda 10 ditëve të ardhshme ose dy jave”, shtoi ai.
Lazio dhe Inter janë dy opsionet më të afërta me lojtarin, me ‘Zikaltrit’ që shihen diçka më skuadër favorite.