Veliaj vesh Pallatin e Kulturës dhe Akademinë e Arteve me ngjyrat e flamurit amerikan, Yuri Kim ka një falenderim special

0
Gjigandi

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur një mënyrë mjaft unike për të uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Pavarësinë.

Në shenjë të miqësisë mes dy popujve, Pallati i Kulturës dhe Akademia e Arteve janë veshur me ngjyrat e flamurit amerikan. “Gëzuar 4 Korrikun miqve tanë amerikanë! 🇺🇸 ❤️ 🇦🇱
Për festën e Pavarësisë së SHBA-ve, një vend kaq i dashur për mua ku kalova vitet e paharrueshme të universitetit 👨🎓 , kemi ndriçuar me ngjyrat e flamurit amerikan🇺🇸 Pallatin e Kulturës dhe Akademinë e Arteve, në shenjë mirënjohjeje për miqësinë e madhe historike mes dy popujve tanë🤝”, shkruan Veliaj.
Menjëherë reagoi dhe ambasadoria amerikane Yuri Kim e cila falenderoi kryebashkiakun Veliaj për këtë urim special.”Faleminderit, kryebashkiakut Erion Veliaj , për këtë ditë të mrekullueshme, shprehje të miqësisë sonë!”, shprehet ambasadorja amerikane.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu