Vdes kreu i një Federate sportive në Kosovë

0
51
Gjigandi

Sporti kosovar është tronditur me një lajm të orëve të fundit.

Ka ndërruar jetë kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës, Jeton Nebihu.

Me këtë rast, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Nebihu dhe komunitetit sportiv.

Postimi i Komitetit Olimpik të Kosovës

Telegram ngushëllimi për vdekjen e Jeton Nebiut

E nderuara familje e Jeton Nebiut, e nderuara Federatë e Badmintonit të Kosovës

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen nga jeta të Jeton Nebiut, kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës.

Brenda një viti e gjysmë, krejt papritur, ikën nga kjo botë, tre kryetarë federatash, duke na lënë thellësisht të pikëlluar dhe shumë të mërzitur!

Jetoni me shokë formuan Federatën e Badmintonit të Kosovës dhe brenda disa muajëve e konsoliduan këtë sport duke organizuar kampionate, duke mbajtur kurse për trajnerë, për referë dhe për administratorë të sportit!

Në mendjet tona do të ruhet përgjithmonë kontributi i Jetonit, përkushtimi, sjellja e mirë dhe vizioni i qartë si kristali për ardhmërinë e sportit të badmintonit!

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, Federatës së Badmintonit të Kosovës, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Besim Hasani

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu