Vdes 18 vjeçarja derisa ishte duke vjedhur në një hotel

0
Gjigandi

Një nënë e rë ka gjetur vdekjen pasi kishte vjedhur me të dashurin e saj një hotel në Alabama në stilin Bonnie and Clyde.

Baylee Wall është gjetur e vdekur në Ohio më 23 tetor, pasi që ishte në arrati për dy ditë, shkruan Daily Mail.

Adoloshentja ishte në kërkim pasi që kishte ndihmuar të dashurin e saj Gary Eubanks, 25 vjeçar për të kryer vjedhje në një hotel në Alabama.

Njerku i Bayle, Steven Tillman kishte thënë se ajo i kishte thënë një shoku të Eubanks se ai ishte i dhunshëm në raport më të, madje edhe i kishte treguar atij një foto ku ajo ishte me buzë të çarë.

Autoritetet janë ende në kërkim të Eubanks i cili është duke u trajtuar si person me interes në vrasjen e Baylee.

RonaTyra

Njerka e saj, Angela Wall ka thënë se faqja e adoloshentës në facebook është sulmuar dhe njerëzit po e gjykojnë atë ende pa u zbardhur shumë detaje.

“Përkundër asaj që ajo ishte vetëm 18 vjeçe ajo është ende vazja jonë”.

Po ashtu është ngritur një fondacion me qëllim mbulimin e shpenzimeve të varrimit të adoloshentes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu