Vdekje të reja e rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

0
Gjigandi

Shtrime të reja në spital me siptoma të rënduara dhe raste të reja të infektuarve me koronavirus u shënuan në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv. Të ndjerat përveç koronavirusit, kishin edhe sëmundje tjera bashkëshoqëruese.

“Aktualisht në Spitalin Infektiv janë të shtruar 71 pacientë me COVID-19, 10 prej tyre në terapi intensive ndërsa dy janë të intubuar dhe në gjendje të rëndë. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë kryer 269 testime dhe janë konfirmuar 45 raste pozitive”, bëri të ditur Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë që janë shëruar 57 qytetarë të infektuar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1516 qytetarë që e kanë mposhtur virusin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu