27-vjeçari nga Kavaja që ndërroi jetë sot në spitalin Infektiv, nuk kishte shfaqur simptoma të Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, 27 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.
I riu vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID-19.
NJOFTIMI NGA MINISTRIA
Shërbimi Infektiv: I riu ishte asimptomatik nga COVID19
Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27 vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.
27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.