“Vajzën ma kanë torturuar për muaj të tërë”, flet babai i 17-vjeçares në Fushë-Krujë: Na hodhën tritol, ndjehemi të kërcënuar!

0
Gjigandi

Pas dëshmisë rrëqethëse të vajzës 17-vjeçare nga Fushë-Kruja, e abuzuar dhe shfrytëzuar si prostitutë nga katër të rinj për një periudhë 8-mujore, flet edhe babai i saj.

Pas dëshmisë të vajzës, ka një apel edhe babai i saj. Ai kërkon mbrojtje nga shteti për gjithë familjen pasi pas tritolit që iu hodh në banesë ndjehen të kërcënuar.

“Shteti të më mbrojë familjen. Një prej personave të shpallur në kërkim më hodhi tritol te shtëpia. Ndihem i kërcënuar. Dua që shteti të më mbrojë jetën e fëmijëve se me bukë i mbaj vetë. Kanë frikë të rrinë në shtëpi. Vajzën ma kanë torturuar për muaj të tërë. Shteti të bëjë drejtësi”,- thotë ai.

Më herët gjatë dëshmisë së saj, vajza u shpreh se të rinjtë kishin përfituar për ta shfrytëzuar e kërcënuar pasi babai i saj ishte në burg.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu