Uzuni shkund kuqezinjtë: Ndaj Izraelit është më e vështirë se kundër islandezëve

0
Uzuni shkund kuqezinjtë: Ndaj Izraelit është më e vështirë se kundër islandezëve
Gjigandi

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në Shqipëri ditën e djeshme, duke nisur menjëherë përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Izraelit. Armando Broja dhe Myrto Uzuni, dy sulmuesit kuqezinj që nuk kanë qenë në transfertën e Islandës kanë folur këtë të mërkurë në konferencën për shtyp. Beratasi bëri prognozën e sfidës së dytë të Ligës së Kombeve, që do të luhet më 10 qershor në “Arena Kombëtare”, prej orës 20:45.

GJENDJA FIZIKE – “Kam pasur një shqetësim në kavilje, që kur isha te Granada. E lëndova edhe këtu kur erdha te kombëtarja, por tani jam në regull, mendoj”.

SULMI – “Normal që të gjithë kërkojmë që të fitojë ekipi kombëtar, por edhe barazimi ishte një rezultat i mirë kundër Islandës në transfertë”.

PRESIONI – “Presioni është gjithmonë, pa presion nuk ka lojë të bukur. Izraeli është më lart se Islanda, duhet të jemi të bashkuar dhe të japim maksimumin që të marrim tri pikët”.

FORMACIONI – “Trajneri dëshiron që të ketë 11-shen më të mirë në fushë. Shqipëria ka një grup lojtarësh me shumë cilësi dhe kualitet”.

RonaTyra

SHANSET – “Kur luan futboll, gjithmonë shanset janë të mëdha. Siç e thashë dhe më parë, të gjithë lojtarët tanë kanë kualitet, luajnë me ekipe shumë të mira. Ndeshja kundër Islandës ishte një emocion tjetër, pasi po e shihja nga TV. Para Izraelit të rrimë së bashku dhe të mendojmë vetëm fitoren”.

SEZONI – “Jam rritur duke parë La Liga prej Messit e Ronaldos. Nuk më vjen keq për mënyrën si shkoi sezoni, gjithmonë kam besim te vetja dhe do të arrij sërish aty ku dua”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu