Goditje fatale në ring, boksieri humb jetën në spital

0
Goditje fatale në ring, boksieri humb jetën në spital
Gjigandi

Afrika e Jugut- Humb jetën në spital pas goditjeve fatale në ring një boksier në Afrikën e Jugut.

Simiso Buthelezi është ndarë sot nga jeta në spital pas dëmtimeve të rënda të pësuara në tru.

Ai u dëmtua keq gjatë ndeshjes të boksit që u zhvillua të dielën në Durban, Afrikë e Jugut.

Boksieri i kategorive të ulëta pësoi disfatë në mënyrë të çuditshme.

Fillimisht, ai ishte duke e grushtuar kundërshtarin, por më pas filloi të godiste në ajër dhe dukej si të ishte duke luftuar kundër një kundërshtari të padukshëm.

RonaTyra

Arbitri ndërpreu menjëherë ndeshjen. Më pas, Buthelezi humbi ndjenjat dhe qëndroi disa orë në gjendje kome në spital, teksa sot është njoftuar se ai ka ndërruar jetë.
Ky nuk është rasti i parë kur boksierët humbin jetën në ring apo edhe jashtë tij. Noa.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu