Ronaldo mban premtimin publik, udhëton 500 km me biçikletë për ngjitjen në La Liga

0
Ronaldo mban premtimin publik, udhëton 500 km me biçikletë për ngjitjen në La Liga
Gjigandi

Ikona e Brazilit, Ronaldo, nisi një ecje epike 500 km me biçikletë për të përmbushur premtimin. Ai pati vënë bast se do ta bënte këtë maratonë me dyrrotakësh nëse klubi që drejton, Real Valladolid, do të rikthehej në La Liga. Tashmë, të dyja janë bërë realitet. Shumica e njerëzve pranonin se “Fenomeni” do të vuante në këtë udhëtim të famshëm prej 500 km me biçikletë.

Sulmuesi legjendar brazilian, Ronaldo, u nis në një xhiro rraskapitëse me biçikletë nga qyteti spanjoll i Valladolidit për në Santiago de Compostela, pasi i ka qëndruar betimit që kishte bërë përpara se klubi i tij të siguronte promovimin në La Liga.

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Interit bleu 51 për qind të aksioneve në skuadrën e sapopromovuar, Real Valladolid, më 2018 dhe ka mbajtur një premtim që e bëri kur klubi ra nga elita spanjolle në fund të sezonit të kaluar.

“Unë premtova që nëse ktheheshim në La Liga, do të bëja me biçikletë ‘Camino de Santiago’ – tha braziliani 45-vjeçar. – Do ta bëja me biçikletë, pasi nuk mund të vrapoj. Unë dhe gruaja ime u nisëm nga Valladolidi të dielën dhe udhëtuam për në ‘Santiago de Compostela’ me biçikletë”.

RonaTyra

Ronaldo dhe gruaja e tij kishin planifikuar ta përfundonin rrugën, duke përshkuar disa dhjetëra kilometra çdo ditë, derisa të arrinin destinacionin e tyre përfundimtar (të mërkurën në mbrëmje).

Ata e filluan udhëtimin në stadiumin “Estadio Jose Zorrilla” të Valladolidit, gjithsej 500 km nga “Santiago de Compostela”. Pavarësisht distancës, Ronaldo pranoi se ishte i emocionuar që po e bënte këtë udhëtim.

“Ishte bukur, – tha ai për mediat spanjolle. – E dija që do të vuaja fizikisht, por ishte një eksperiencë e paharrueshme”. Ronaldo u tërhoq nga futbolli në vitin 2011 pas një karriere vezulluese, ku përfaqësoi Real Madridin, Barcelonën, Interin dhe Milanin, duke fituar një titull La Liga, Kupën UEFA dhe Kupën e Fituesve të Kupave.

Ai luajti për Brazilin 98 herë, duke shënuar 62 gola. Me “Selecao” fitoi dy herë Kupën e Botës, më 1994 dhe 2002. Ronaldo fitoi dy herë “Topin e Artë” më 1997 dhe 2002.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu