Uka: Dua që në shtëpinë time të siguroj finalen e parë në karrierë

0
Gjigandi

Drenica sot është nikoqir i Prishtinës për ndeshjen e vlefshme të gjysmëfinales për Kupën e Kosovës.

Gjysmëfinalja e parë në ‘Fadil Vokrri’ ka përfunduar me rezultat 3:0 për kryeqytetasit.

E në stadiumin ‘Bajram Aliu’ do të zbresë edhe futbollisti Kreshnik Uka i cili është rritur në Drenicë, por ndeshjen e sotshëm do jetë krejt ndryshe për të pasi do të luajë kundër ekipit të vendlindjes, dhe për këtë Uka ka thënë se dua që finalen e parë ta siguroj nga vendi im.

“Në Skenderaj shkojmë në ndeshjen e dytë kthyese pas rezultatit shumë të favorshëm nga ndeshja e parë. Na konvenojnë disa rezultate të favorshme, por nëse na jepet mundësia të fitojmë sërish, pse jo. E duam finalen pa dyshim dhe mbërritja jonë në finale do të ishte më se e merituar. Do të ishte për mua finalja e parë në karrierë dhe shpresoj nuk do të jetë e fundit. E vërtet që në Skenderaj jam lojtar i dashur, ajo fushë është për mua shtëpi e imja, por pa prezencën e shikuesve është më e vështirë, por dua që nga vendi im të siguroj finalen e parë e pastaj të vazhdojmë të mendojmë për kampionat”, ka thënë Uka për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu