Më 12 korrik, në Abu Dhabi, në “Fight Island” (ishulli i luftimeve) do të zhvillohet eventi UFC-251 në artet marciale mikse. Në këtë event janë 3 sfida për titull, ky përballja kryesore është ajo mes Kamaru Usman dhe Gilbert Burns. Ky duel është i vlefshëm për titullin kampion të peshës “welterweight”.
Kamaru Usman, i njohur si “makthi nigerian”, do të mbrojë për herë të dytë titullin kampion, duke u rikthyer në kafaz pas triumfit ndaj Covington, në dhjetor të vitit të kaluar. “Ka kaluar shumë kohë që atëherë, por aftësitë e mia nuk kanë ndryshuar. Përkundrazi, jam bërë më i shpejtë”, tha Usman.
Nigeriani ka qenë kohët e fundit në Denver, ku është stërvitur me Trevor Wittman, njeriun që ka trajnuar edhe dy ish-kampionë bote si Justin Gaethje dhe Rose Namajunas. “Gjithnjë jam trajnuar me më të mirët, por në këtë moment të karrierës doja më shumë vëmendje dhe një stërvitje me specifike”, tha Usman.
Usman beson se do ta fitojë këtë duel ndaj Burns, ku shpreson të jetë ylli i mbrëmjes. “Do të jem unë njeriu që do të flasin gjatë pas këtij debutimi në “fight island”. Do të jetë një mbrëmje e madhe, që do ta mbajnë mend të gjithë gjatë. Do të jem makth për të gjithë rivalët e mi”, tha Usman, 16 fitore e 1 humbje në kafaz.