Rreth orës 00:30, në fshatin Byshek, Elbasan, shtetasi P.Ç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan ka njoftuar Sallën Operative të DVP Elabasan se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij i cili udhëtonte sëbashku me djalin.
Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të mjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Vijon..
Burimi: top-channel.tv