U transportua me helikopter nga Korça në Tiranë, ndërron jetë 6 orë pas aksidentit shoferi i Postës

0
Gjigandi

KORÇË- Ndërron jetë shoferi i postës i cili u aksidentua ditën e sotme. K. P., 39 vjeç, banues në Korçë edhe pse u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë N. S., 29 vjeç, banues në Korçë është arrestuar pasi drejtonte mjetin tip “Benz”, që u aksidentua me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. P.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak datë 09.06.2020, i cili bën fjalë për një aksident rrugor informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
N.S., 29 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të fshatit Bulgarec, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. P., 39 vjeç, banues në Korçë dhe për pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu