Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçar me inicialet E. B, i shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.
Kjo pasi, duke qenë oficer kredie në një fondacion financiar jobankar, me anë të falsifikimit të dokumentacionit, ka mashtruar shumë persona duke i pajisur me kredi në emrin e tyre dhe vlerën e këtyre kredive i ka përfituar vet.