U hutua duke kërkuar diçka në makinë, shoferi përplaset me kamionin plotë drunj

0
Gjigandi

Një shofer i Nissan Xterra ka pasur fatin të jetë gjallë pas një aksidenti mjaft të rëndë.

Sipas shefit të Zjarrfikësve të Qarkut Whitfield, Edward O’Brien, shoferi siç duket uli kokën në dysheme dhe po kërkonte të kapte dicka. Ndërsa sytë e tij ishin jashtë rrugës, Xterra u përplas në pjesën e pasme të një kamioni me plot drunj.

Përplasja bëri që dhjetra drunj të kalonin nëpër xhamin e Xterrës dhe disa shkuan aq larg mbrapa sa shpërtheu dritarja e pasme. Ndërsa kjo mund të ishte lehtësisht fatale, shoferi ishte ende me kokën poshtë dhe nuk u godit nga asnjë prej drunjve.

Brien i tha CNN se zjarrfikësit duhej të shkurtonin 30-40 drunj para se të mund të arrinin tek shoferi. Pasi prenë drunjt, arritën ta çlirojnë shoferin pas rreth 10-15 minutash.

RonaTyra

Pavarësisht gjithçkaje, shoferi pësoi vetëm lëndime të lehta. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu