U dënua me Saimir Tahirin, bëhet i gjallë ish-drejtori i policisë së Vlorës – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Ish-drejtori i policise se vlores qe u denua bashke me Saimir Tahirin ben apelim ne gjykaten e shkalles se dyte.
Avokatët e Jaeld Çelës, ish-drejtorit të policisë së Vlorës, kanë apeluar vendimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj klientit të tyre.

Çela u dënua në shkallën e parë me tre vite burg, si pjesë e hetimeve për Saimir Tahirin dhe grupin e Habilajve, dhe u gjet i fajshëm për shpërdorim detyre.
Ai akuzohej nga Prokuroria, bashkë me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim te grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj në trafikun e drogës.
Ish ministri Tahiri nga ana tjeter, pritet ta paraqesë të enjten apelimin, i cili do të kërkojë pafajësinë edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Tahiri tha se do ti shkojë deri në fund procesit ndaj tij, dhe se në fund e vërteta do të dalë në shesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu