Vettingu pezullon nga detyra dhe rikthen me detyrim në shkollë gjyqtaren që i hapi derën e burgut Lul Berishës

0
Gjigandi

TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka pezulluar nga detyra gjyqtaren e apelit të Durrësit, Anita Mici. Pas seancës dëgjimore, Mici sot është njohur me vendimin e trupës. Përpos pezullimit nga detyra, KPK-ja ka vendosur me detyrim që gjyqtarja të rikthehet edhe njëherë në shkollën e magjistraturës për të ndjekur studimet.

Emri i gjyqtares Mici është lakuar për shkak të pjesëmarrjes në gjykimin e dosjeve të bujshme. Në dhjetor të vitit 2016, Anita Mici, së bashku me gjyqtarët Arben Vrioni dhe Petrit Çeno, liruan nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berishën, kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim.

Në nëntor të 2018, Anita Mici ishte pjesë e një trupe gjykuese, e cila projektoi lirimin nga burgu të Viktor Ymerit ose siç njihet ndryshe në Vlorë, si “Tori i Xhihanes”, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës.

Mici votoi pro rrëzimit të dënimit me burgim të përjetshëm të Ymerit, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burgim. Një vit më vonë, në dhjetor të 2019, gjyqtarja e gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani liroi nga burgu Viktor Ymerin, duke i shuar një pjesë të dënimit të mbetur.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu