Turqia tregon çfarë do të bëjë me pjesëtarët e kapur të ISIS-it

0
Gjigandi

Ministri i Brendshëm turk Suleiman Soylu tha se vendi i tij do të dërgojë anëtarët e grupit të Shtetit Islamik në vendet e tyre të origjinës.

Soylu tha sot se anëtarët e grupit ekstremist me qendër në Turqi do të kthehen pavarësisht se kombësia e tyre do të merret nga vendet e tyre të origjinës.

Ai më parë tha se Turqia “nuk është hotel për anëtarët e ISIS-it”, raporton AP.

Turqia ka akuzuar forcat kurde siriane në verilindje të Sirisë për lirimin e anëtarëve të ISIS-it të kapur dhe familjeve të tyre nga kampet.

Ministri tha se shtetasit e huaj të kapur do të dërgoheshin në burgje ose kampe në zonat e kontrolluara nga turqit në veri të Sirisë, përfshirë Jarablus, Al-Bab, Azaz dhe Afrin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu