Trump urdhërohet të paguajë dy milionë $ për keqpërdorimin e fondeve bamirëse

0
Gjigandi

Një gjykatëse në Nju Jork e urdhëroi presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të paguajë dy milionë dollarë për keqpërdorim të fondeve nga fondacioni i tij bamirës, për të financuar fushatën e tij politike të vitit 2016.

Fondacioni Donald Trump u mbyll më 2018.

Prokurorët thanë se ai ka funksionuar për interesat e Trumpit.

Bamirësi të tilla si ajo që ka udhëhequr Trump, së bashku me tre fëmijët e tij, nuk mund të përfshihen në politikë, tha gjykatësja Saliann Scarpulla.

Sipas saj, Trump e ka “shkelur detyrën e besimit”, duke lejuar që fondet e mbledhura për veteranët amerikanë, të përdoren për zgjedhjet paraprake në Ajoa, më 2016.

RonaTyra

“E udhëzoj Trumpin që të paguajë 2 milionë dollarë, të cilat do të shkonin te fondi i tij sikur të ekzistonte”, tha gjykatësja dhe shtoi se paratë do të shkojnë tani në tetë organizata tjera bamirëse, me të cilat Trump nuk ka lidhje.

Trump u përgjigj me një postim në Twitter, duke thënë se “çdo qindarkë” e fondit të tij ka shkuar në bamirësi.

“Unë jam personi i vetëm që njoh, ndoshta i vetmi në histori, që mund të japë shuma të mëdha parash për bamirësi, pa asnjë shpenzim, dhe që sulmohet nga hakerët politikë të shtetit të Nju Jorkut”, tha Trump.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu