Trump ndërron rezidencë, ankohet se Nju-Jorku e trajtoi keq

0
Gjigandi

Donald Trump ”tradhton” Nju Jorkun e tij dhe ndryshon vendbanim.

Jo më Trump Tower në Rrugën e Pestë të Manhattan, por në Palm Beach, Florida, ku ai zotëron shtëpinë në Mar-a-Lago.

Ky do të jetë vendbanimi parësor dhe fiskal i presidentit.

Vetë presidenti amerikan konfirmoi gjithçka në Twitter: “Unë paguaj miliona dollarë taksa çdo vit qytetit dhe shtetit të Nju Jorkut për t’u trajtuar shumë keq”.

Trump gjithashtu shkruan se shpreson të qëndrojë edhe pesë vjet në 1600 Avenue Pennsylvania, që është adresa e Shtëpisë së Bardhë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu