Trump kërkon identitetin e informuesit: Dha informacion të rremë

0
Gjigandi

Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërkoi sot të zbulohet identiteti i informuesit, lajmërimi i të cilit nisi një hetim për tërheqjen e tij.

Trump pretendon se informuesi dha një informacion të rremë, por nuk citoi provat, duke sugjeruar se personi në fjalë mund të fajësohet për mashtrim.

“Informuesi duhej të zbulohet pasi ka dhënë informacion të pasaktë. Ai ka shpikur ngjarjen,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Një hetim për tërheqjen e Trump ka nisur më 24 shtator në Dhomën e Ulët të Kongresit pas një raporti të një informatori që thoshte se Trump përdori pozicionin e tij për të kërkuar përfshirjen e një shteti të huaj për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Raportit iu hoq shenja konfidenciale dhe u lëshua nga Komiteti i Inteligjencës pas disa javësh polemikash, e cila ndihmoi kryetaren e Kongresit Nancy Pelosi të nisë një hetim zyrtar nëse presidenti republikan duhet të tërhiqet.

RonaTyra

Një informues pretendon se Trump kishte kërkuar nga presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky në një intervistë telefonike për të hetuar djalin e kundërkandidatit presidencial Joseph Biden, vetëm disa ditë pasi u ngrinë 400 milionë euro ndihma ushtarake për Ukrainën.

Avokati i informatorit Mark Zaid tha për BBC se klienti i tij ishte i gatshëm t’i përgjigjej me shkrim pyetjeve të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, por se nuk do t’u përgjigjej pyetjeve vetëm në lidhje me identitetin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu