Impjantet ruse lëshojnë në det nëndetësen e re bërthamore Borei-A

0
Gjigandi

Nëndetësja bërthamore e kategorisë Borei-A, e quajtur Knyaz Oleg është lëshuar dje në det nga impjantet ruse Sevmash, njoftoi shërbimi i tyre i shtypit.

“Sot më 16 korrik u krye ceremonia e lëshimit të nëndetëses strategjike bërthamore raketore Knyaz Oleg, e kategorisë Borei-A, nga impjantet ndërtuese Sevmash në Severodvinsk,” thuhej në deklaratë.
Luftanija kryesore e kësaj kategorie, Knyaz Vladimir, ka hyrë tashmë në shërbim me marinën ruse dhe është vendosur në bazën detare veriore të Gadzhiyevo.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se projekti i nëndetëseve të kategorisë Borei-A përfaqëson luftanije nënujore raketore të gjeneratës së katërt, të cilat janë më pak të zhurmshme, më shumë të manovrueshme dhe operuese në thellësi më të mëdha.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu