Tre ndeshje pa gol – kështu e komenton Munishi “krizën” aktuale në Ballkan

0
Gjigandi

Trajner i Ballkanit, Ismet Munishi ka folur rreth situates aktuale në klubin e tij pas “krizës” që ka kapluar ekipin nga Suhareka, transmeton Insporti.

Ballkani barazoi pa gola të shtunën në takimin ndaj Flamurtarit në Prishtinë, dhe kështu doli në vendin e tretë në klasifikim.

“Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, me lojën tonë por jo edhe me rezultatin. Jemi duke luajtur futboll të mire, futboll cilësor por mendoj se si pretendet për titull nuk po trajtohemi sikur ekipet e tjera. Kemi pasur ndeshje të vështira, ndaj Feronikelit në Kupë, ndaj Drenicës si vendas dhe Flamurtarit në udhëtim” – tha ai në Duelin.

“Ndoshta koncentrimi na ka munguar por duhet të bëjmë më mire. Futbollistet duhet të mësohen të luajnë në presion, dhe pse jo, të jemi më cinik të gola, një rast një gol”.

“Personalisht nuk besoja se do t’i luanim tri ndeshje pa shënuar gol” – u shpreh ai.

RonaTyra

Ballkani momentalisht gjendet në pozitën e tretë në klasifikim me 46 pikë, dy më pak se Drita që është lidere.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu