Çështja pritet të shkojë në gjykatë

0
Gjigandi

Xhanluka Petraki është shkarkuar zyrtarisht nga roli i tij si drejtor sportiv tek Roma, pas më pak se një muaji i pezulluar. Petraki u pezullua me 18 qershor, pasi prishi marrëdhëniet me presidentin e Romës Xhejms Palota.

“Il Tempo” raporton se proçesi për të shkarkuar drejtorin sportiv u kompletua pas një letre që drejtuesit e skuadrës i nisën Petrakit ku i bënin të ditur largimin nga puna.

Ky vendim erdhi pasi bordi drejtues i skuadrës italiane votoi unanimisht për të larguar drejtorin sportiv Petrakin. Ai do zëvendësohet nga Morgan De Santis në mënyrë të përkohshme.

Çështja pritet të shkojë në gjykatë pasi Petraki pretendon 2.4 milion euro ti paguen nga Roma, pasi ai ka ende dy vite kontratë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu