VIDEO/ Karton i kuq dhe 3 gola, Egnatia fiton lehtësisht në Rrogozhinë dhe zhyt në krizë të thellë Dinamon

0
Gjigandi

Egnatia ka mposhtur Dinamon në sfidën e parë të javës së tetë të “Abissnet Superiores”.

Dueli u zhbllokua në minutën e 26 nga Paulauskas me një supergol, ndërsa në të 31’ Zejnullai dyfishoi shifrat. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 72’ Dinamo ngeli me 10 lojtarë në fushë pasi Krasniqi u largua me karton të kuq. Sfida u vulos në të 88’ me Ahmetajn i cili shënoi edhe të tretin duke i dhënë 3 pikët Egnatias.

REZULTATI

EGNATIA 3-0 DINAMO

RonaTyra

Paulauskas 26′, Zejnullai 31′, 88′ Ahmetaj

NGJARJET KRYESORE:

90’+4′ Mbyllet dueli me fitoren e Egnatias.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88’ GOOOL EGNATIA 3-0! Spahiu kroson drejt Ahmetajt, ky i fundit godet dhe shënon të tretin. Arbitri e anulon për pozicion jashtë loje, por VAR-i e quan të rregult. (VIDEO)

84′ Tre zëvendësime nga Egnatia! Në lojë futen Mëllugja, Ahmetaj dhe Ndreca, largohen Paulauskas, Zejnullai dhe Musta.

81’ Lorenco Vila largohet nga loja, ka minuta për Samake.

80’ Fernando tenton të krosojë për Paulauskas, por Behiratçe nuk e lejon dhe largon topin nga zona.

74′ Isgandarli largohet nga fusha e blertë, ka minuta për Lamine.

72’ Krasniqi shkakton faull ndaj Fernandos, dhe merr kartonin e dytë të verdhë. Largohet nga fusha me të kuq. (VIDEO)

71’ Vila tenton të befasojë Sherrin, por portieri i Egnatias e kontrollon lehtësisht.

70’ Isgandarli avancon me topin drejt zonës dhe kroson për Paulauskas, ky i fundit godet drejt portës, por Rexhepi i mohon golin e tretë. (VIDEO)

68’ Largohet nga loja Malota, ka minuta për Stiven Janku.

65’ Behiratçe ndërhyn ndaj Fernandos dhe ndëshkohet me karton të verdhë, edhe Zejnullai ndëshkohet për faull.

58’ L. Vila harkon drejt zonës nga goditja e lirë, topi shkon tek Karamba i cili gjuan me kokë, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet. (VIDEO)

55’ Dy zëvendësime nga Di Biaxho. Largohet Denison dhe Bardhi, në lojë Tusha dhe Karamba.

53’ Spahiu godet me të majtën nga Brenda zonës, por topi shkon shumë pranë më shtyllën. (VIDEO)

52’ Spahiu harkon nga goditja e këndit, Malota godet me kokë por topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)

50’ Musta harkon drejt zonës, Allmuça largon rrezikun nga zona e Rexhepit.

47’ Marku provon nga goditja e lirë me të djathtën potente, por Alan Sherri bën një pritje mjaft të mirë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

37′ Menjëherë zëvendësim te Dinamo. Largohet Proadni dhe në vendin e tij futet Vila.

31′ GOOOL EGNATIA 2-0/ Zejnullai lëshon një gjuajtje nga goditja e dënimit dhe e çon topin në trekëndëshin e portës. (VIDEO)

30′ Krasniqi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

26′ GOOOL EGNATIA 1-0/ Paulauskas merr një top mjaft të bukur brenda zonës nga Malota dhe me një goditje me të djathtën ndëshkon Rexhepin. (VIDEO)

21′ Malota provon me një gjuajtje pasi topi ngeli në zonë, por tentativa e tij shkoi mbi kuadrat. (VIDEO)

17′ Spahiu provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon larg kuadratit.

13′ Kaçorri rrëmben topin nga Malota dhe futet drejt zonës, por as nuk pason dhe as nuk godet, me Sherrin që e kontrollon me duar. (VIDEO)

10′ Mesa provon të gjejë kuadratin me një gjuajtje surprizë, por topi shkon sipër katërkëndëshit. (VIDEO)

5′ Kaçorri provon me një gjuajtje nga distanca, që devijohet dhe shkon pa probleme në duart e Sherrit.

1′ Starton sfida në Rrogozhinë!

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Musta, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Spahiu, Isgandarli, Paulauskas.

Trajner: Edlir Tetova

DINAMO: Rexhepi, Marku, Mesa, Behiratçe, Allmuça, P. Bardhi, Krasniqi, Lorran, Prodani, Denison, Kaçorri.

Trajner: Luixhi di Biaxho

 

 

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu