Tre emigrantë mbërrijnë në spitalin e Korçës me plagë, dyshimet se çfarë u ka ndodhur

0
Gjigandi

Tre emigrantë të paligjshëm të grabitur kanë mbërritur në spitalin rajonal të Korçës.

Ata dyshohet se janë dhunuar dhe grabitur ndërsa po hynin në Shqipëri përmes shtegut të Bozdovecit ilegalisht.

Burime nga spitali bëjnë me dije se ata po marrin shërbim mjekësor ndërsa nuk dihen ende detaje nga ngjarja.

Mësohet se ata janë dhunuar ndërsa nuk dihet se çfarë u është grabitur dhe do të merren në pyetje nga policia për ngjarjen.

Nga ana tjetër policia ka mbërritur në spital dhe pritet marrja e tyre në pyetje për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një grabitje apo nëse ata janë rrëzuar në këtë shteg ku po kalonin ilegalisht.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu