Transmetoi live vrasjen e të ëmës, arrestohet amerikani 24-vjeq
Një i ri ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka vrarë të ëmën e tij dhe ka transmetuar live në Facebook vdekjen e saj, shkruan Independent.
Jeffrey Antonio Langford, 24-vjeç, dyshohet se ka qëlluar për vdekje të ëmën Gracila Laura Holker, 45-vjeçe, në shtëpinë e tyre në Salt Lake, Utah.
Ai raportohet se ka transmetuar live pamjet kur Holker qëllohet me pushkë në kokë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse
Pas telefonatës së pranuar nga fqinjët se një grua kishte qëlluar veten me armë zjarri, policia menjëherë ishte shfaqur në shtëpinë e tyre.
Megjithatë më vonë ka njoftuar se plagët në trupin e Holker, nuk korrespondojnë të jenë me plagët që zakonisht shkaktohet kur dikush tenton të kryej vetëvrasje.
Sipas komunikatës së policisë, Langfort kishte postuar në Facebook tri video të ndryshme që transmetoheshin live brenda shtëpisë së tij.
Në njërën ai dëgjohet duke qarë dhe thënë “nënë”, ndërsa në një tjetër një grua shihet se si qëllohet me armë.
E në deklaratën dhënë policisë, ai tha nuk e kishte bërë një gjë të tillë dhe se kinse ajo kishte qëlluar veten. Por, në një moment kishte pranuar se ajo nuk kishte vdekur dhe se ai ishte detyruar ta “kryej” punën e saj.