Pas Greqise, Rama vizite ne Itali – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Kryeministri shqipta Edi Rama do të zhvillojë nesër më 31 tetor një vizitë zyrtare pune në Romë. Ai do të takohet me homologun e tij italian Giuseppe Conte. Vizita e kryeminstrit shqiptar në Itali vjen pasi Komisioni Europian vendosi të shtyj datën e hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian e pak ditë pas vizitës së kreut të ekzekutivit italian në Tiranë ku shpehu qartë mbështetjen e fortë të Italisë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Nje ditë më parë gjatë takimit në Romë me kryeministrin maqedonas Zaev, kryeministri italian e konsideroi një gabim historik vendimin e Komsionit Europian për të shtyrë hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. “Duhet të gjejmë mënyrat, – tha Conte – të korigjojmë këtë gabim histrtoik me këto dy vende, popujt e të cilëve nuk duhen dekurajuar.” Takimi i nesërm Conte-Rama do të fokusohet dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve e në veçanti mbi mundësinë e shtimit të investimeve italiane në Shqipëri. Vizita e fundit zyrtare e kryeministrit Rama në Romë u zhvillua në tetor të 2017 në kohën e qeverisjes së kryeministrit Paolo Gentiloni. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu