Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohen për trafikim të veprave të artit. Një nga personat e arrestuar është Roland Zaimi.
Mësohet se Zaimit i është sekuestruar një statujë dhe një vazo e vjetër me vlerë të lartë monumentale.
Aksioni është zhvilluar nga policia dhe prokuroria e Durrësit, ndërsa nuk dihet ende emri i personit të dytë të arrestuar.