Tovërlani: Nëse ndodhë kështu atëherë duhet të na jepen 3 javë…

0
Gjigandi

Një dritë në fund të tunelit në mbarë botën e futbollit. Shumica e shteteve planifikojnë që kampionatin ta vazhdojnë në fillim apo në mes të muajit qershor. 

Kampionatet janë pezulluar për shkak të pandemisë Covid 19. Edhe në Kosovë planifikohet që nga java e ardhshme të rinisin përgatitjet për vazhdimin e kampionatit. 

Kryetrajneri i Feronikelit nga Drenasi, Afrim Tovërlani  apo trajneri më i trofeshëm në vendin tonë, tha se duhet të rinisin përgatitjet sa më shpejt që është e mundshme. 

Pritet qe nga java e ardhshme të vendoset për nisjen e përgatitjeve, nëse lejon ministria, a mendoni se do të ketë kohë që ekipi të përgatitet për rinisjen e kampionatit?

“Unë mendoj që maksimum deri në fundin e kësaj jave duhet të vendoset për fillimin e përgatitjeve dhe mënjeherë ditën e parë të javës së ardhshme të na lejohet të punojmë fillimisht në grupe.

RonaTyra

Nëse ndodhë kështu atëherë duhet të na jepen 3 javë për t’u përgatitur për vazhdimin e kampionatit. Pas një pushimi kaq të gjatë nuk është e mjaftueshme por situata na dikton dhe duhet të bëjmë të pamundurën që lojtarët t’i përgatisim sa më mirë e mos të kemi lëndime”, thotë Tovërlani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu